
Gazetarët e kameramanët e medieve vendore kanë vendosur mikrofonët e kamerat e tyre në tokë, këtë të mërkurë, në kohën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti po dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të shkuar në Qeveri.
Ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë aktorët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme siç është konstituimi i legjislaturës së re”, thuhet në faqen zyrtare të Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Top Channel