Bllokada e Hormuzit rrezikon krizë ushqimore globale, paralajmërojnë analistët: Mund të rriten çmimet e bukës, makaronave dhe produkteve të tjera bazë 05/03 10:09
Një minibus pasagjerësh dhe një kamion që vinte nga drejtimi i kundërt, u përplasën pranë tunelit Güzeldere në autostradën Van-Hakkari, Turqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se në aksident kanë mbetur të vdekur 7 persona, ndërsa të plagosur 12, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë, ndërsa policia ka ‘zbarkuar në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve.
Pas ngjarjes ka reaguar edhe ministri i Brendshëm dhe zv.kryetari i bashkisë, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurit, ndërsa kanë bërë thirrje që autoritetet të hetojnë ngjarjen për përcaktimin e shkaqeve.
Top Channel