‘E zhdukur’ prej tri ditësh/ Zbulohen detaje tronditëse për fatin e foshnjës 11-muajshe në Turqi: I ati e shiti në këmbim të parave 13/09 22:50
Presidenti rus Vladimir Putin nuk planifikon të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, sipas zëdhënësit të tij Dmitry Peskov.
“Jo, presidenti nuk ka plane të tilla,” u tha Peskov gazetarëve të martën.
Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Moska nuk kishte vendosur ende se kush do të përfaqësonte Rusinë në funeralin të shtunën.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër-arresti për Putinin në vitin 2023 duke e akuzuar atë për krime lufte të lidhura me dëbimin e fëmijëve ukrainas, duke kufizuar efektivisht udhëtimin e tij në 125 shtete anëtare të ICC-së, një prej të cilëve është Italia.
Top Channel