Gara për postet drejtuese në PD, Korreshi përballë Nokës. Gjashtë kandidatë për tre nënkryetarë, emrat për sekretariatin Kryeministri Edi Rama, përmes një video të postuar në Facebook, ka kërkuar falje për deklaratën e bërë në një takim elektoral.
“Kërkoj ndjesë, term i gabuar” shprehet Rama. Konkretisht gjatë takimit kreu i qeverisë tha se “të votosh kënetën je politikisht autik”.
‘Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.
Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyrë që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzojë çdo energji timen që ti japim mësimin e merituar për të gjitha prapësitë e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi’, tha ai.
Top Channel