Të shtëna me armë zjarri në afërsi të komisariatit të Policisë në Pejë
22/04/2025 13:34
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të komisariatit të Policisë në Pejë.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar se ka të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, kanë konfirmuar autoritetet policore për mediat kosovare.
Ende nuk dihet nëse nga këto të shtëna ka pësuar dikush.
Top Channel