
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka njoftuar se ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të kremtohet mesha për shpirtin e Papa Françeskut.
“Në këtë kremtim do te marrin pjesë të gjithë ipeshkvitë e dioqezave në vendin tonë dhe janë të ftuar të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papa Françeskut, që aq shumë e deshi vendin tone”, theksohet në njoftim.
Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën do të përbëhet nga:
Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit,
Sh. I. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.
Nunciatura Apostolike (Ambasada e Selisë së Shenjte ne Tiranë) do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të vazhduar më pas sipas testamentit që vetë Ati i Shenjtë ka lënë të shkruar, theksohet në njoftimin e Dom Mark Pashkja, zëdhënës i KISH-it.
Top Channel