“McLaughlin është interesant”/ Rama komenton sondazhin në Top Channel: Edhe sondazhisti i Donald Trump e dinte fituesin

22/04/2025 09:42

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sondazhin e parë të publikuar nga Top Channel për zgjedhjet e 11 majit, të realizuara në bashkëpunim me sondazhistin e Donald Trump, John McLaughlin.

Mbrëmë isha kurioz se ai është interesant se është i veçantë në fushatën amerikane. Faktikisht ishte kundër rrymës, ndërkohë që shumica jepnin Kamala Harris fituese në SHBA. Ky ishte ai që këmbëngulte për të kundërtën dhe në fund i dolën parashikimet”-tha Rama në nisje të fjalës së tij në rubrikën ‘Sy m’sy’.

Rama tha se edhe sondazhisti i Donald Trump, John McLaughlin i kontraktuar nga Top Channel për realizimin e sondazheve, e dinte që më 11 maj ka vetëm një fitues.

Ah, edhe sondazhisti i Donald Trump e dinte që më 11 maj ka vetëm një fitues që të jemi të qartë”-përmbylli fjalën Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta