‘E zhdukur’ prej tri ditësh/ Zbulohen detaje tronditëse për fatin e foshnjës 11-muajshe në Turqi: I ati e shiti në këmbim të parave 13/09 22:50
I dërguari i SHBA, Steve Witkoff ka planifikuar të udhëtojë në Moskë këtë javë, sipas njoftimit të Yuri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Udhëtimi vjen në një kohë kur po zhvillohen procese diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
“Po, do të vijë” u përgjigj Ushakov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, kur u pyet nëse e dinte nëse Vitkov po planifikonte një vizitë në kryeqytetin rus këtë javë.
Më herët Steve Witkoff është takuar tre herë me Vladimir Putin për të diskutuar perspektivën e përfundimit të konfliktit në Ukrainë.
Top Channel