Berisha do të vazhdojë të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryedemokratit

22/04/2025 17:13

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryedemokratit Sali Berisha, në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” që ka vendosur Apeli i GJKKO-së për dosjen “Partizani”.

Po ashtu, Gjykata e Lartë la në fuqi edhe masën për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin, që mbetet në arrest shtëpie.

“Sali Berisha- Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Jamarber Malltezi – Lënien në fuqi të vendimit nr. 21 (87-2025-30), datë 24.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë.

Berisha dhe Malltezi po hetohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv, “Partizani”. Në tetor 2024, SPAK i ka dorëzuar gjykatës Antikorrupsion tetë të akuzuar, midis tyre ish kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin që dyshohen se u korruptuan nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

Tre nga të pandehurit janë shoqëri tregtare përmes të cilave dyshohet se u pastruan paratë. SPAK thotë në dosjen e pagëzuar “Partizani” sipas emrit të klubit shumë sportësh, se ish-kryeministri ka kryer veprime aktive për miratim ligjesh me qëllim privatizimin e tyre sipas nevojave të pesë familjeve pronare tek të cilat përfshihet edhe Malltezi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta