
22/04 17:33
Edi Rama është kandidati më i preferuar për postin e kryeministrit me 50.5% të mbështetjes nga qytetarët, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel, publikuar sonte në “Top Story”.
Në vendin e dytë renditet Sali Berisha, me 36.1% të të anketuarve që pëlqejnë kryedemokratin për drejtimin e qeverisë.
Adriatik Lapaj vjen i treti me 8.5%, duke u pozicionuar si një alternativë e re në skenën politike.
Agron Shehaj (1.3%), Arlind Qori (0.8%) dhe të tjerë (0.6%) kanë mbështetje të ulët. Ndërkohë, vetëm 2% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk votojnë ose kanë refuzuar të përgjigjen.
Rezultatet tregojnë se gara për kryeministër vijon të dominohet nga figurat tradicionale.
Top Channel