“S’ke turp që mburresh me fotot e tua nudo”/ Berisha akuzon Ramën: Do të zhdukësh nënën shqiptare, ne do të subvencionojmë çdo fëmijë!

21/04/2025 19:30

Sali Berisha: Nëna shqiptare, vigane, të ketë mbështetjen më të fuqishme që të rrisë fëmijët. Do subvencionojmë çdo fëmijë, të parin me 70, të dytin me 60, të tretin 100% nga shteti deri në 23 vjeç.

Ne si komb të gjithë madhështinë e kemi të nënat. Prandaj ata që duan të zhdukin kombin, duan të zhdukin nënën shqiptare. Prandaj Rama si njeri pa vlera, sillet nga një takim në një tjetër me një fjalor të padenjë. Një burrec 2 metër i gjatë, njëherë thotë se burrat janë kështu e ashtu, duke harruar se ata janë baballarët e fëmijëve të atyre zonjave, janë partnerët e atyre zonjave. Turp more, që të flasësh ashtu. I pafytyrë, me një gjuhe të tillë flet. Me një propagandë të dënueshme, u thotë kontrolloni në ‘google’ videot e mia nudo, mburret me to.

Këto nuk janë rastësi, këto janë botëkuptimi i atyre që vërshuan kundër familjes dhe vlerave të saj. I atyre që thanë se ka ikur kohë të quajmë nënën nënë dhe babën babë. I atyre që solli në Kuvend ligjin  për fermat e nënat. Por Edi Rama këto nuk do të kalojnë kurrë te Shqipëria dhe shqiptarët. Ti me atë gjendjen tënde mund të bësh ç’të duash, por me familjen shqiptare mos luaj. Larg duart nga propagandë e turpshme, asnjë votë nuk do të marrësh ti me këto që bën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta