
Rama është ndalur në një takim me të rinjtë në Spille teksa kërkon mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 11 majit.
Para se të mbyllje fjalën, ai ftoi Pandeli Majkon para tyre duke thënë se ai është nga ata persona që ka u ka hapur rrugën shumë të rinjve dhe të rejave të bëhen pjesë e PS, atëherë kur sipas tij shihej si dele zezë.
Teksa e prezantonte si drejtues të fushatës në Kavajë, Elisa Spirolali ndërhyri duke thënë se është edhe i Rrogozhinë.
Rama bëri batutë pas këtij momenti, duke thënë se Elisa nuk i lë të gabojnë.
“Nuk e mbyll pa sjellë para jush dikë që ka qenë i vogël dhe i thinjur dhe ka hapur rrugë që shumë të rinj e të reja të bëhen pjesë e PS kur PS shihej si dele e zezë. E kemi sjellë këtu në Kavajë dhe në Rrogozhinë… po pra dhe në Rrogozhinë, se kemi dhe mamicën që nuk na lë të bëjmë gabime ,prandaj e mbajmë që mos bëjmë gabime”, tha Rama.
Top Channel