“Po të ishte këneta, harrojeni që sot do kishit shtëpi të reja”/ Rama në Durrës: Pas tërmetit, kemi ende për të bërë, por ia dolëm të krijojmë një lagje të re!

21/04/2025 19:20

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë në Durrës, ku foli për procesin e rindërtimit në qytet pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019.

“Pas tërmetit, ne pak nga pak filluam të hapim dyert e shtëpive të reja, sot kemi ende disa për të sistemuar, por jemi shumë të lehtësuar sepse kemi një lagje krejt të re ‘Rilindjen’. Po punojmë për ndriçimin dhe çdo detaj tjetër që të jetë një zonë rezidenciale”, tha Rama, që duke folur më tej për opozitën, tha se PD do t’i linte pa shtëpi qytetarët e prekur nga tërmeti. Të njëjtën gjë tha edhe për Covid 19, duke shprehur bindjen se situata do ishte krejt ndryshe në vend.

“Nëse nuk do ishim ne në qeveri, por do ishte këneta, sot harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja. Ata kanë dhënë prova. Nëse do të ishte këneta me bufin që e lanë Shqipërinë pa asnjë pavion spitali, imagjinojeni çarë po bëhej me Covidin”.

Duke folur edhe për ndikimet e luftës në Ukrainë, kryesocialisti u shpreh se Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk rriti çmimin e energjisë, madje më vonë e uli çmimin.

“Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por për një periudhë kur u godit rëndë sistemi i furnizimit me energji elektrike, ne jo vetëm nuk e rritëm një qindarkë çmimin, por e kapërcyem atë krizë dhe jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë me 10.5%”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta