
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, Kisha Katolike në Shkodër, ka ulu flamujt në gjysmështizë, në shenjë zie dhe nderimi për kreun shpirtëror të Kishës Katolike në mbarë botën.
Ulja e flamujve dhe njoftimi përmes rënies se kumoneve, është pjesë e protokollit solemn që ndiqet nga të gjitha dioqezat katolike pas ndarjes nga jeta të Papës, udhëheqësit shpirtërore te besimtarëve në mbarë botën.
Në orët në vijim, nga Shkodra — qyteti që ka qenë gjithmonë një nga qendrat më të rëndësishme të katolicizmit në Shqipëri — pritet një deklaratë zyrtare për shtyp nga përfaqësues të Kishës Katolike Shqiptare.
Deklarata do të përcjellë reagimin institucional dhe shpirtëror të Kishës ndaj këtij momenti historik dhe do të sqarojë më tej hapat që do të ndërmerren në ditët në vazhdim në përputhje me traditën e Selisë së Shenjtë.
Top Channel