Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të arsyeshme që në këtë seancë të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetarit të Kuvendit.

Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve.

“Lëvizja Vetëvendosje padyshim që ka emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Por meqë prej dje partitë politike deklaruan se nuk kanë ndryshuar qëndrim, kjo situatë kërkon marrëveshje politike”, tha Glauk Konjufca.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta