Berisha takim me qytetarët e Kukësit, thirrje emigrantëve: Mos fotografoni votën! Ju luten dhe stërluten, por…

21/04/2025 19:19

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me qytetarët e Kukësit, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Berisha u bëri thirrje emigrantëve që të votojnë të lirë, ndërsa shtoi që të mos fotografojnë votën.

Jam këtu për të përcjellë një mesazh vëllazëror, të gjithë emigrantëve, asnjë votë për këtë armik të kombit. Unë e di që ka punonjës administrate që u luten, u stërluten, fotografoni votën, më dërgo se ma kërkon shefi. Asnjë fotografi mos bëni, votoni për Kukësin, Hasin, Tropojën. Ata që ju kërkojnë ju votën për të mbrojtur vendin e punës, ata kryejnë një gabim të madh shumë. Ju mos u bëni bashkëfajtorë me ta, votoni të lirë.”, u shpreh Berisha.

Sakaq kryedemokrati u shpreh “Unë paraqes projektin e AMSH, (Aleanca për Shqipërinë Madhështore), aleancës më të fuqishme që grupon 25 parti politike. Aleancë që me projektin e saj ka vendosur t’i japë përgjigje flakë për flakë, më të vendosur, më të sigurt, problemeve madhore me të cilat përballen shqiptarët. Ka vendosur që në Kukës, Has, të ndërtojë Shqipërinë Madhështore. Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi. Por është fatale të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur. Kanë potenciale nga më të jashtëzakonshme. Ky projekt i Shqipërisë Madhështore bazohet në një trashëgimi, në një pasuri të jashtëzakonshme që kemi. Këtë projekt e nisim me shtetin patriot. Ky është shteti i burrave dhe grave që e duan vendin e tyre, burrave dhe grave që besojnë se dashuria për vendin, është leva e Arkimedit.

Askush më shtrenjtë se ju nuk paguar dashurinë për vendin. Faktikisht atij çmimi i detyrohemi ne sot ekzistencën si komb krenar, shqiptar.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta