Atentat ndaj 19-vjeçarit shqiptar në Francë, autorët e qëlluan nga brenda një makine të riun dhe u larguan

21/04/2025 14:42

Një i ri shqiptar u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës në Clermont-Ferrand, në Francë, sipas policisë lokale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugë afër stacionit të trenit. Policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri dhe gjeti të riun shqiptar që kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Viktima ishte 19 vjeç, sipas gazetave të përditshme franceze La Montagne dhe Ici Pays d’Auvergne .

Sipas mediave franceze autorët e kanë qëlluar 19-vjeçarin shqiptar nga brenda një makine dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Hetimi i është besuar Divizionit të Krimit të Organizuar dhe të Specializuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta