
Rama kërkon mandatin e nëntë në Durrës: Votë që negociatat të mos ndërpriten! Çfarë do thotë bufi në Bruksel, ‘do rrisim tavanin’?
21/04 23:05
Një sondazh i realizuar nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story me Grida Dumën ka nxjerrë në pah qëndrimin e qytetarëve shqiptarë ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje.
Grafiku tregon se 60.5% e të pyeturve deklarojnë se votojnë gjithmonë, ndërsa 30.1% thonë se votojnë pothuajse gjithmonë.
Vetëm 3.1% e qytetarëve e bëjnë këtë “shumicën e herëve”, ndërsa 5.7% janë votues për herë të parë. Interesante është edhe përqindja shumë e ulët e atyre që votojnë “ndonjëherë”, me vetëm 0.6%.
Ky sondazh tregon një angazhim të lartë qytetar në proceset zgjedhore në vendin tonë.
Top Channel