Vrasjet e mjekëve palestinezë në Gaza, zbardhet hetimi ushtarak izraelit: Dështim profesional!

20/04/2025 22:59

8 personelë të Gjysmëhënës së Kuqe, 6 punonjës të Mbrojtjes Civile dhe një punonjës i OKB-së, në total 15 njerëz, u vranë në të shtënat para agimit të 23 marsit nga trupat që kryenin operacione në Tel al-Sultan, një lagje e Rafahut në Gazën jugore.

Një hetim i brendshëm ushtarak izraelit pranoi sot “dështime profesionale”, “mosbindje” dhe “keqkuptim” në sulmin që vrau 15 mjekë palestinezë në Rripin e Gazës në muajin mars.

Ushtria njoftoi shkarkimin e afërt të një oficeri dhe “i vinte keq” për viktimat kolaterale.

“Ishte një gabim, por ne nuk mendojmë se është një gabim që është përsëritur”, tha në një konferencë shtypi gjenerali Yoav Har-Even, i cili ishte përgjegjës për hetimin.

Më 23 mars, disa ditë pas rifillimit të ofensivës në Rripin e Gazës, trupat izraelite hapën zjarr ndaj ekipeve të Mbrojtjes Civile dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Rafah, në territorin jugor palestinez.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta