
Yair Lapid, kreu i opozitës kryesore të Izraelit, shprehet se urrejtja kundër shefit të Shin Bet, i cili u shkarkua nga qeveria Netanyahu, do të çojë në ‘vrasje politike’.
“Vija e kuqe është kaluar. Nëse nuk e ndalim këtë, do të ketë një vrasje politike. Hebrenjtë do të vrasin hebrenjtë,” tha Lapid në një konferencë shtypi në Tel Aviv, duke vënë në dukje se “kërcënimet më serioze kanë për qëllim Ronen Bar, kreun e Shin Bet, agjencia e sigurisë së brendshme”.
Shkarkimi i Barr nga qeveria është konsideruar nga opozita dhe prokurori i përgjithshëm i shtetit si një shenjë e një “shpërdorimi autoritar” të pushtetit. Gjykata e Lartë i bëri thirrje më 9 prill qeverisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të gjetur një zgjidhje kompromisi pas festës së Pashkës hebraike që sapo përfundoi.
Sipas mediave izraelite, Barr mund të japë dorëheqjen së shpejti.
Lapid, kreu i partisë centriste Yesh Atid, shprehet se Barr duhet të japë dorëheqjen, për shkak të dështimit të shërbimit të tij për të parandaluar një sulm të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor 2023. Ai gjithashtu pranoi se qeveria mund ta pushojë ligjërisht, por njëkohësisht kritikoi Netanyahun se, pasi siç thotë ai, nuk bëri asgjë për të parandaluar “fushatën e urrejtjes” kundër Barr.
Vrasja e kryeministrit Yitzhak Rabin në vitin 1995 nga një ekstremist hebre, pas një fushate të dhunshme kundër tij, shkaktoi valë tronditëse në Izrael. Disa e kishin akuzuar liderin e opozitës, Benjamin Netanyahu, se nuk e pengoi këtë nxitje urrejtjeje.
Top Channel