“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet 29/10 11:38
Një fotograf iranian ka fotografuar jetën e dëshpëruar të punëtorëve të Azisë Jugore, të cilët udhëtojnë në Dubai me shpresën për të ndërtuar një të ardhme për familjet e tyre – por gjejnë vetëm varfëri, paga të ulëta dhe punë të keqe në vapën e madhe.
Fotot janë bërë në Sonapur, emri jozyrtar i një kampi pune në periferi të Dubait, i vendosur larg nga luksi, rrokaqiejt e lartë dhe pasuria e pamasë për të cilat qyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është i famshëm.
“Sonapur” – për ironi, emri do të thotë “Qyteti i Arit” në Hindi – është shtëpia e më shumë se 150,000 punëtorëve, kryesisht nga India, Pakistani, Bangladeshi dhe Kina.
Top Channel