
20/04 01:24
Papa Françesku dëshiron të jetë i pranishëm në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për shërbesën e Pashkëve dhe të bekojë besimtarët me bekimin “Urbi et Orbi” (për Qytetin dhe Botën), njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit.
Ai shton gjithashtu se prania e Françeskut në ceremoninë e nesërme fetare do të varet nga gjendja e tij shëndetësore, si dhe nga kushtet atmosferike. Megjithatë vendimi përfundimtar, pritet të merret pak para fillimit të Meshës.
Gjithashtu konsiderohet e sigurt se kreu i Kishës Katolike Romake dëshiron të përshëndesë besimtarët në një ditë kaq të rëndësishme për krishterimin.
Top Channel