
Partia Socialiste, mbështetjen më të madhe ka vajzat e gratë, u shpreh kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me mbështetësi në Korçë.
Rama tha se PS-në e mbështesin 56% e grave dhe vajzave, dhe sipas tij ka qarqe që kjo mbështetje shkon 65%.
“Kam pasur disa ankesa dhe mesazhe nga disa burra që ankohen, dikush më shkruan ça ke lavdëroi sa të duash gratë. Nuk e di si mendoni ju. Unë mendoj se ata burra që na ikin se nuk kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen.
E dyta unë nuk shaj burrat, burrin tënd vetëm ti ke të drejtë ta shash kur vjen vonë pasi ka dalë nëpër kafene. PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ka qarqe që kjo mbështetje shkon 65%. Te burrat në rang vendi diferenca është shumë e vogël.
Ata burra që njësoj si gratë mbështesin PS janë jo vetëm të zotë. Ata në kënetë për mua janë politikisht çyryk. Nëse mërziten, më vjen keq por unë nuk mërzitem“-u shpreh Rama.
Top Channel