Finalja e madhe! Shqiptarët kudo ndodhen të mbërthyer pas spektaklit të Big Brother Vip Albania 4!
19/04/2025 23:05
Plot 120 ditë Big Brother Vip Albania 4 kanë sjellë emocione të forta në shtëpitë e çdo shqiptari duke i bërë ata pjesë të këtij rrugëtimi!
Por këtë mbrëmje është nata e madhe, finalja ku do të shpallet fitues një prej katër finalistëve që publiku i çoi deri këtu, e që sonte njërin prej tyre do ta kurorëzojë.
Por spektakli i kësaj mbrëmje dhe atmosfera magjike ndiqet në çdo shtëpi, në çdo lokal, në aplikacionin e DigitAlb, në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube, duke mbajtur mbërthyer plot emocion shqiptarët kudo ndodhen.
Siç ishte premtuar, nuk kishte si të ndodhte ndryshe… kjo është finalja më e madhe ndonjëherë!
Top Channel