
Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”.
Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar… Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë nuk duhet humbur.
Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banorja Valbona Mhilli u shpreh: Jam veshur me të bardha, ngjyra që më karakterizon.
Ronado Sharka: Do ta kalosh natën me Laertin?
“Nuk kam asgjë për të sqaruar me Laertin, nuk do kemi fare komunikim. I uroj suksese, ka bërë një rrugëtim të gjatë, të bukur. Vlerat që ka Laerti gjithmonë i kam duartrokitu. Marrëdhënia ime është përtej lojës së “BBV”. Ka qenë shpirtërore, unë dhe Laerti nuk kemi asgjë, ai largoi vajzën që dashuron nga shtëpia e “BBV””, tha ajo./TAR
Top Channel