“Do jetë një nga finalet më të bukura ndonjëherë”/ Drejtuesja e projektit ‘Big Brother’ zbulon detaje: Mbi 2 mijë shqiptarë të diasporës udhëtuan për ta ndjekur ‘live’

19/04/2025 20:40

Drejtuesja e projektit të ‘Big Brother Vip Albania’, Sara Hoxha ka zbuluar detajet e fundit, pak çaste para finales së madhe që premton të mbërthejë pas ekranit miliona shqiptarë.

Në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, Hoxha u shpreh se kjo do të jetë një nga finalet më të bukura ndonjëherë. Drejtuesja e projektit zbuloi se për ta parë nga afër në studiot e Top Channel këtë finale, kanë ardhur mbi 2 mijë shqiptarë të diasporës.

“Këto minutat e fundit janë një çmenduri e bukur. Po punohet me një impenjim maksimal me dy studio paralele. Një koncert i jashtëzakoshmëm që do të ndodhë për herë të parë në televizionet shqiptare. Është një moment aq i bukur, por edhe sfidues për ne, sepse çdo gjë duhet të shkojë shumë mirë, ashtu siç Top Channel premton çdo herë, spektakël. Ne gjithmonë përpiqemi të kalojmë vetveten dhe mendoj se kjo finale do jetë një nga më të bukurat ndonjëherë.

Mbi 2 mijë shqiptarë kanë udhëtuar nga e gjithë diaspora për ta ndjekur Big Brother ‘live’ në studiot e Top Channel dhe kjo për ne është një krenari e madhe. Do jetë një finale plot emocione, rikthime shumë të bukura, perfomanca të jashtëzakonshme dhe në fund kurorëzimi i fituesit.

Jam shumë falënderuese për të gjithë shqiptarët që na kanë ndjekur. Për të katërtin vitin radhazi shqiptarët kanë treguar se Big Brother është programi i tyre i preferuar dhe se është më shumë sesa një program. Jam realisht shumë mirënjohëse”-u shpreh drejtuesja Sara Hoxha.

Top Channel