Berisha në Dibër: Të ishte për burrecin e gjatë, Rruga e Kombit nuk do ndërtohej kurrë! Pse e zgjati 12 vite?

19/04/2025 13:09

Gjatë takimit me demokratët në Dibër, kryedemokrati Sali Berisha kritikoi kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, që dy ditë më parë zhvilloi një takim me mbështetësit në po të njëjtin qytet.

Berisha mori meritat për ndërtimin e Rrugës së Kombit, teksa tha se “të ishte për Ramën, nuk do të bëhej kurrë”. “Përse zgjatën punimet 12 vite”, pyeti ai kryeministrin.

Dy ditë ma parë erdhi këtu burreci dy metra i gjatë. Nuk tha një fjalë pse rruga e kombit zgjati 12 vite, kishte çdo fond për të përfunduar në 2016. Dhe një gjë dua ti them asaj zonje të nderuar që tha shkojmë në Tiranë, po të qe për Edi Ramën ajo rrugë nuk do të ndërtohej kurrë. Ja ku e keni rrugën e Lurës, ka 12 vjet që s’e bën dot“, tha Berisha.

Top Channel