Në vazhdën e fushatës, Edi Rama është ndalur sot në një takim me gratë e vajzat e qarkut Lezhë.

Kreu i PS e vuri sërish theksin te forca e grave dhe vajzave në politikë, ndërsa tha se është krenar që PS ka futur në familjen e vet kaq shumë.

Rama tha se në fillim kur mori drejtimin e PS, kishte raste kur në takimet e organizuara nuk kishte asnjë grua apo vajzë prezente, e ndërsa sot ato janë shumica, duke e quajtur këtë si arritje dhe krenari.

“Edhe Kurbini që është burrë, hajër pa me një grua. Ju falënderoj për këtë pamje të bukur, por këtu ka disa, nuk janë shumë, por disa që kanë qenë në rrugëtimin tonë që kur unë erdha në krye të PS dhe jam i bindur se e ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë kjo pamje ishte e paimagjinueshme.

E paimagjinueshme që PS, dhe kur nuk e bënte dot PS të tjerët nuk llogariten, të kishte një prani të tillë grash, dhe kur e kemi nis këtë rrugëtim kur u zgjodha në krye të PS dhe bëja vizitat e para kishte dhe mungesa naj herë totale të grave. Kur i pyesja ku janë gratë, përgjigja ishte ‘s’ka gra knej’, dhe unë nuk duroja dhe u thoja ‘po ju kush ju ka pjellë, keni pjellë njëri tjetrin’? Dhe kështu hap pas hapi arritëm të bëjmë diçka dhe për mua është një nga arsyet për të qenë krenar”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta