Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e investimeve në punonjës nga ana e sipërmarrësve shqiptarë, duke u shprehur se është bërë e qartë se shfrytëzimi i krahut të punës nuk mund të vazhdojë pa motivim dhe mirëmbajtje.

Gjatë një vizite në një fabrikë në Tiranë, ai theksoi se ka një kthesë të rëndësishme në mentalitetin e biznesit, ku investimi në punonjës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

“Sipërmarrësit shqiptarë investuan shumë më tepër për godinat e makinat sesa menduan për punëtorët. Sot ka kthesë të rëndësishme edhe për faktin se e kanë kuptuar se nuk shkon dot më përpara me shfrytëzimin e krahut të punës.

Ka disa degë ne disa vende të BE dhe me strategjinë për ta kthyer Shqipërinë në një hapësirë ku të mbledhë të gjithë produktet nga vendet e tjera për t’i çuar në Evropën Perëndimore  na jep provë të qartë të avantazhit që ka Shqipëria, strategjik, që po mundohemi ta mbështesim me infrastrukturë, rrugë e hekurudha ndërkohë që hapi tjetër i futjes në BE do ta bëjë më të lehtë për kompaninë si kompani evropiane që të rrisë kapacitetet, fitimet dhe padiskutim detyrimisht edhe mbështetjen financiare tuajën.

Të gjithë punonjësit e Shqipërisë duhet ta dinë se momenti i hyrjes në BE ndryshon menjëherë edhe pagat se bëhet më e lehtë për këdo që të shkojë edhe të thotë nuk ma bën mua pagën kaq, po shkoj ta marr për shembull në Irlandë”, tha Rama.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta