Të shtëna në kampusin e një universiteti në Florida, 4 të plagosur, autori ende i lirë në vendngjarje

17/04/2025 19:33

Mesditën e ditës së sotme në Universitetin Shtetëror të Floridës ka pasur të shtëna, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit.

Forcat e policisë u vendosën në kampusin e universitetit në Tallahassee, ndërsa studentët janë paralajmëruar të qëndrojnë larg dritareve dhe të qëndrojnë në dhomat e tyre, pasi “një person i armatosur është i lirë”.

Sipas informacioneve të para, katër persona janë dërguar në spital me lëndime.


“FBI po ndihmon autoritetet në universitet” tha një zëdhënës i agjencisë për mediat e huaja.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta