Shqipëria në BE, ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj tregojnë në Top Story: Çfarë ndodh nëse anëtarësohemi

17/04/2025 21:36

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë fushatë të jetë vetë protagonist duke kërkuar mandatin e katërt qeverisës.

Në retorikën e tij në fushatën zgjedhore ai ka zgjedhur si armë të tijën shpatën që pretendon se ia ka dhënë drejtësisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj treguan për Top Story se çfarë përfiton Shqipëria nëse anëtarësimi i Shqipërisë në BE ndodh.

Ibrahimaj: Mbështetja që BE-ja do na japë ne nga vitet deri në anëtarësim është mbështetje që do të vazhdojë në këtë nivele. Pastaj që nga momenti kur Shqipëria të hyjë në BE, mbështetja do të rritet.

Mazniku: Sot ne kemi një plan. Ky plan ndërtohet në bazë të disa objektivave. Po nuk i arrite objektivat, nuk të vijnë fondet.

Duma: Sot ju jeni përpara shqiptarëve me një ofertë që varet nga Brukseli?

Mazniku: Ne jemi të angazhuar për këtë punë. Komisioni Europian ka angazhime specifike, që thotë: ‘Ne jemi të gatshëm që të mbyllim negociatat nëse Shqipëria bën detyrat e veta në 2027’. Ne kemi detyrë që deri në 2027 ne të kapim këtë dritare. Është një dritare që për herë të parë është e hapur nga BE-ja për Shqipërinë deri në një datë të caktuar. Gjatë muajve të fundit janë hapur tre grupkapituj. Është gatishmëria e Europës dhe gatishmëria jonë.

Top Channel