Në seancën e parë gjyqësore për sulmin e Banjskës – avokati i familjes së efektivit të vrarë Afrim Bunjaku kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit Vlladimir Tollic, Bllagoje Spasojevic dhe Dushan Maksimovic të cilët vetë u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.

Tolliq dhe Spasojeviq kishin refuzuar të deklarohen për fajësinë në seancën përgatitore të 9 tetorit të vitit të kaluar. Të tre ata u prangosën pas sulmit të shtatorit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës.

Vitin që shkoi, Prokuroria Speciale në Prishtinë ngriti aktakuzë kundër 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, shumica prej të cilëve – përfshirë Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë e ngjarjes – janë në arrati. Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij.

Beogradi vetë mohon cdo përfshirej, ndërsa bashkësia ndërkombëtare insiston që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta