Aktori i njohur kubano-amerikan, William Levy, është arrestuar të hënën në Florida të Jugut pas një incidenti në një restorant.

Pas lirimit ai ka mohuar versionin e ngjarjes të paraqitur nga autoritetet.

Sipas policisë, ylli i telenovelave u akuzua për dehje dhe sjellje të çrregullt si dhe për hyrje të paligjshme në pronë private.

Ai u dërgua në burgun e qarkut Broward në Fort Lauderdale, por u la i lirë pas pagesës së një garancie prej 250 euro për secilën akuzë.

Në një deklaratë për mediat, Levy tha se kishte konsumuar disa pije me ekipin e tij, siç bën zakonisht, dhe se situata u përshkallëzua pas një zënke në të cilën ai ndërhyri për ta qetësuar.

“Në fund përfundova unë në pranga”, u shpreh ai, pa dhënë shumë detaje.

Sipas raportit të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 22:10 në restorantin “Baires Grill”, ku Levy kishte porositur një raund pijesh për të gjithë.

Pasi mori faturën, ai dyshohet se refuzoi të paguante duke pretenduar se e kishte shlyer më parë.

Autoritetet theksojnë se aktori ishte “shumë i dehur” dhe se ka pasur një përplasje fizike me një punonjëse të restorantit, gjë që ai e mohoi pas lirimit.

Gjithashtu, thuhet se ai u urdhërua disa herë të largohej nga lokali, por refuzoi.

Ndërkohë, Levy ka zgjedhur të mos komentojë më tej mbi akuzat dhe është larguar pa bërë deklarata shtesë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta