
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në Peshkopi më gratë e vajzat e qarkut Dibër, për të prezantuar programin e tij dhe për t’u kërkuar votën për 11 majin.
Rama tha se e beson se nga Dibra do të merren katër mandate, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të këtij qarku që të investojnë, pasi pas 5 vitesh çmime t e pronave në Dibër do të jenë si ato të Tiranës, pasi do t’u rritet vlera.
“Edhe 5 vjet kohë ka për të blerë prona në Dibër, pas 5 vitesh ky vend do ketë çmimet e Tiranës, sepse do të jetë një zonë e gjelbër e Tiranës. Është koha që Dibranët që kanë napolona si ato të Dine Hoxhës mënjanë, t’i investojnë në Dibër, Bulqizë, Mat…. megjithëse juve u ngel hatri kur u them dibranë se ju jeni të mretit, matjanët pra”, tha Rama duke kërkuar mbështetjen e tyre në këto parlamentare.
Top Channel