
Këtë të enjte vijon seanca për dosjen “Plumbi i artë”.
Nuredin Dumani po vijon dëshminë në sallën e gjyqit. Ai po vijon të pyetet nga avokati Gentian Rumano, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Dumani: Gjatë kohës që Erjon Alibej ka qenë në burg të Elbasanit ai ka pas Sky Ecc dhe kemi komunikuar së bashku. Kur u transferu Erjoni s’kemi pas mundësi komunikimi. Gjatë kohës që kam qenë në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe Dorjan Shkoza kam kalu në kufi pa probleme. Kam kalu me disa njerëz të mi. Për vrasjen e Lulzim Mashës i kam dhënë Henrikut në telefon në Sky ose Matrix. Pagesa ka qenë 150 fillimisht dhe më pas 200. Me sa më kujtohet i kam dhënë 10 mije euro kapar. Kujtoj që 10 i kam mbajt vetë.
Henrik Hoxha: Është marrë porosia fillimisht për djalin e Lulzim Mashës po djali nuk ka ardh dhe i kemi rënë Lulzim Mashës. E kam shprehur në deklarimet e mia.
Dumani: Pagesën e kemi marrë para ngjarjes. Kam qenë në Kosovë kur i kam marr lekët.Për herë të parë e kam marrë aplikacionin Matrix 2021 kur ka dalë. Në Sky kam pas pseudonime Alkatraz, Covid 19, Totorina. i Henrikut ka qene Baftjari emrin në Sky. Aleksandër Baho vinte disa herë në Kosovë me makina të veta. Baho ka ardhur për qef.Për Lulzim Mashën ma ka dhënë Suel Çela dhe më ka thënë është porosi nga persona të tjerë.
Elton Basha është një mik i imi dhe është nga Burreli rrinte në Durrës dhe kam 15 vite qe e njoh. Në telefon kam pas regjistru me emrin Bisha.
Me Behar Bajrin kam komuniku nëpërmjet Elton Bashës dhe nëpërmjet Arlind Bushatit. Çova Eltonin me një djalë tjetër në takim me Bajrat këto të fundit shkojnë 10 veta me armë. Behar Bajri më kërkoi për të bërë goditje për Dorjan Dulin dhe Genc Tafilin dhe i kam dhënë mbi 1 mln e gjys euro. Ramë dakord për këtë marrëveshje. Nuk morën asnjë lloj iniciative. Behar Bajrit i kam kërku Talo Çelën. Kishte thashetheme që Talo Çela rrinte te Suel Çela por jo gjëra të vërteta. Me Behar Bajrin kam komuniku me Sky dhe Ecc.
Top Channel