Zjarr i madh në Dukat, flakët rrezikojnë parkun e Llogarasë
16/04/2025 23:45
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në Dukat fshat, pranë Llogarasë.
Në redaksinë e Top Channel kanë mbërritur foto dhe video nga zjarri i cili brenda pak orëve ka marrë përmasa të mëdha.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij zjarri të madh, por ai ka përparuar, duke iu afruar parkut të Llogarasë.
Top Channel