Vizita e Netanyahut në Gaza, Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez: Provokim i qartë që synon…

16/04/2025 17:29

Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez dënoi sot “inkursionin provokues” të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Rripin e Gazës, i cili vizitoi trupat që vepronin atje.

Në një deklaratë, ministria tha se “inkursioni provokues i Benjamin Netanyahu në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe deklaratat që ai bëri atje synojnë të zgjasin dhe përkeqësojnë krimet gjenocidale”.

Të martën, Netanyahu, sipas zyrës së tij, vizitoi trupat izraelite të vendosura në territor, i cili është shkatërruar nga 18 muajt e luftës midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.

“Hamasi do të vazhdojë të pësojë goditje pas tjetrës”, tha ai, sipas zyrës së tij.

“Ne këmbëngulim për lirimin e pengjeve tona dhe arritjen e të gjitha qëllimeve tona të luftës”, shtoi ai.

Pas armëpushimit dy mujor, ushtria izraelite rifilloi operacionet e saj ushtarake në Rripin e Gazës më 18 mars për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet që ende mbahen në territor pas sulmit të lëvizjes islamike ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta