
Punonjësi i ministrisë së Jashtme, që u përplas këtë paradite nga një makinë teksa kalonte vijat e bardha, është jashtë rrezikut për jetën, thotë në një reagim ministri Igli Hasani.
Ai thekson se autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës“, shkruan Hasani në një reagim në rrjetin social “Facebook”.
Aksidenti ndodhi te vijat e këmbësorëve, pranë Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia e Tiranës ku po kryen veprime të mëtejshme.
Top Channel