
Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër.
Kreu i shtetit u shtrua të martën në mbrëmje në spitalin Santo Spirito në Romë për vendosjen e një pacemaker-i.
Ndërhyrja u krye në orën 20:00. Pas përfundimit të operacionit, Presidenti u kthye në repartin e kardiologjisë të drejtuar nga profesori Roberto Ricci.
Sipas asaj që njoftuan autoritetet, Mattarella kaloi një natë “të qetë” dhe aktualisht është “plotësisht asimptomatik dhe në kushte klinike të qëndrueshme”. Ndërhyrja ishte planifikuar prej kohësh.
Siç ka shkruar Marzio Breda në Corriere, drejtuesi i repartit kishte parashikuar më parë një koronarografi, bëhet fjalë për një ekzaminim radiologjik tashmë rutinë që lejon të shihet gjendja e arterieve koronare.
Sipas disa burimeve, presidenti mund të rikthehet në Quirinale që nesër. Me pak fjalë, asnjë alarm, asnjë shqetësim, raporton Corriere.
Top Channel