Inside Story / Zjarri shkrumboi biznesin, eksperti: Skandali me projektimet elektrike dhe neglizhenca

16/04/2025 21:25

Problematikat e mëdha në lidhje me zjarret nuk kanë prekur vetëm banesat private, por edhe bizneset. Rreziku nga zjarri nuk përjashton askënd as shtëpitë private, as bizneset, e as institucionet, pasi në vitet e fundit fatkeqësitë nuk kanë munguar as në sektorin publik, as në atë privat.

Lidhjet e gabuara elektrike dhe mungesa e monitorimit të tyre janë faktorë të rëndësishëm që shkaktojnë zjarre në vendin tonë. Një rast i tillë është ai i godinës së një biznesi që u dogj krejtësisht, së bashku me materialet që ndodheshin brenda, për shkak të amortizimit të rrjetit dhe neglizhencës në kontrollin dhe monitorimin e sistemit elektrik.

Sipas vëzhgimit, në vendin ku ishte montuar paneli elektrik kryesor, në hyrje të aneksit magazinor me mallra industriale dhe civile, janë vërejtur gjurmë të kabullit të djegur dhe mbetje të panelit.

Në raste të tilla, vihet në dukje kryekëput mungesa e menaxhimit të duhur të rrjetit elektrik. Një shkëndijë elektrike, në prani të materialeve të papërshtatshme, mund të përhapet duke shkaktuar më pas dëme kolosale.

Në fotot e publikuara më sipër shihet qartë se burimi i zjarrit ka lindur në komponentët mbrojtës të panelit elektrik, duke shkaktuar hark elektrik me shkëndija të fuqishme. Ato janë përhapur mbi materialet plastike në afërsi të panelit, duke shkaktuar ndezjen e tyre në flakë dhe shumë tym. Gjykimi për lindjen dhe zhvillimin e harkut elektrik të fuqishëm faktohet nga krijimi i formës sferike të shkrirjes së fijeve prej bakri të kabullit shpërndarës.

Ky arsyetim logjik, i nxjerrë nga ekspertiza inxhinierike e rastit, tregon se mjafton një moment për të shkaktuar dëme shumë të mëdha. Tymi me origjinë nga djegia e plastikës dhe PVC-së arrin temperatura shumë të larta, nga 800 gradë e sipër. Duke u përhapur nga era gjatë përshkrimit të magazinës, ai ka ndezur me rrezatim, kontakt dhe konveksion shumë materiale të tjera, si kabllo elektrike të seksioneve të ndryshme, artikuj të ndryshëm elektrikë, pajisje dhe vegla pune, etj., duke i djegur.

Sipas inxhinierit elektrik, shkaku i burimit të zjarrit ka qenë harku me shkëndija elektrike brenda panelit elektrik të distribucionit të biznesit. Kjo djegie tregon një tjetër aspekt shumë problematik të situatave me zjarre: mungesën e sistemeve parandaluese.

“Nuk mundet që në vitin 2025 të humbasësh jetën apo biznesin për 70 deri në 300–400 dollarë për instalimet parandaluese të zjarrit”, u shpreh Azmer Duleviç, inxhinier elektrik.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta