Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike në spital 15/11 23:33
Gjykata e re e Parisit u evakuua sot pas një kërcënimi për bombë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Kompleksi i ndërtesave që dominon periferitë veriore të kryeqytetit francez u evakuua pasi u raportua një kërcënim me bombë në katin e parë.
Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Ditët e fundit ka pasur trazira në disa burgje në Francë, pasi ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe zjarrvënie automjetesh.
Informacioni i parë për bombën erdhi nga Le Journal du Dimanche.
Top Channel