Njeriu që pritet të jetë kryeministri i ri i Serbisë, endokrinologu Duro Macut, i dorëzoi parlamentit listën e ministrave të propozuar prej tij, teksa seanca për miratimin e ekzekutivit të radhës po mbahet sot.

Ish-kryeministri dhe një nga aleatët më të ngushtë të presidentit serb Aleksandar Vuçic, Millosh Vučević, njoftoi dorëheqjen e tij më 28 janar, pas sulmit ndaj studentëve që protestonin në Novi Sad, në të cilin njëri prej të rinjve mbeti i plagosur rëndë.

Me dorëheqjen e Vucicit, u kalua në qeveri teknike dhe filloi afati 30-ditor për zgjedhjen e qeverisë së re, e cila duket se do të jetë në fakt, me shumicë dhe mendësi të vjetër. Macut deklaroi se “një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të përballet ekzekutivi i ri serb do të jetë ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë në Kosovë”.

Është është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajtohemi dhe të bashkohemi në mbrojtjen e Kosovës”, është shprehur ai, duke nënvizuar se “ky është faktori më i vogël i përbashkët për të cilin duhet të pajtohemi në skenën politike dhe sociale”.

Macut ka vazhduar fjalimin e tij duke pretenduar se “Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të bëjë përpjekje maksimale që serbët në Kosovë “të mbijetojnë dhe të mbeten në vatrat e tyre shekullore”, me mbrojtje të plotë dhe mundësi për të bërë një “jetë normale dhe dinjitoze”. Sipas tij, masat e veçanta të ndihmës nuk do të shfuqizohen.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta