Shtohen dokumentet që kërkohen për përfitimin e subvencioneve, ankohen fermerët e Korçës

15/04/2025 12:34

Çelja e skemës kombëtare të mbështetjes së bujqësisë është shoqëruar me interes të lartë për aplikime nga fermerët e rajonit të Korçës.

Për fermerët e interesuar mbështetja mund të përfitohet në 8 skema që përfshijnë sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe bletarisë.

Skema mbështetëse që preferohet më shumë nga fermerët është ajo e naftës të cilën ata e kanë përfituar edhe vitet e tjera në masë.  Në ditën e parë të aplikimeve fermerët u janë drejtuar pikave përkatëse pasi për ta përfitimi i subvencionit të naftës konsiderohet lehtësi.

Këtë vit aplikimi në skemën e naftës kërkon që fermerët të sigurojnë edhe disa dokumente shtesë ndërkohë që skema e blegtorisë është zgjeruar duke ofruar më shumë mbështetje për blegtorët.

Fermerët në gjithë vendin mund të aplikojnë për të përfituar nga skemat mbështetëse deri më 30 maj ndërkohë që fermerët e qarkut të Korçës edhe vitet e kaluara kanë treguar interes të lartë për këto skema.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta