Belgjika në alarm, mbyllen dy aeroportet kryesore të vendit pas shfaqjes së disa dronëve
Një takim fillestar prezantues midis CEO së AC Milan, Giorgio Furlani dhe Igli Tare, favoriti për t’u bërë drejtori i ri sportiv i AC Milan, përfundoi në mesditë në Romë.
Siç u raportua edhe më parë, takimi i sotëm ishte i rëndësishëm, por jo vendimtar. Në fakt, këto nuk do të jenë orët vendimtare për të ardhmen e Tares te Milani, por së shpejti do të planifikohen takime të reja mes drejtuesve të kuqezinjve dhe ish-menaxherit të Lacios.
Në raundin e parë të bisedimeve nuk u fol për një kontratë dhe, në mënyrë të pashmangshme, herët a vonë duhet të ketë një takim të ri me pronarin e klubit, Gerry Cardinale, të cilin Tare e takoi në Londër në muajin shkurt.
Pas bisedës përfundimtare javën e ardhshme me pronarin amerikan të Milanit, pritet që edhe të zyrtarizohet si drejtori sportiv i 7 herë kampionëve të Europës.
Top Channel