Vranësira dhe reshje shiu, por temperatura deri 24 gradë C
14/04/2025 07:41
Vranësirat e shpeshta do të mbizotërojnë gjatë gjithë paradites së kësaj të hëne.
Në zonat veriore pritet të ketë edhe reshje të pakta shiu.
Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë të dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 24°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.
Në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Top Channel