
Çështja e mosekstradimit të shqiptarëve që kapen në Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdon të mbetet problematike, u shpreh kryeprokurori Altin Dumani, gjatë prezantimit të raportit vjetor.
Një vit më parë, qeveria shqiptare nisi punën me autoritetet e Emirateve të Bashkuara për marrëveshjen e ekstradimeve dhe ndihmën juridike apo transferimin e dënimeve.
Në pak raste, personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare, që janë lokalizuar në Emiratet e Bashkuara, janë ekstraduar. I tillë ishte rasti i Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, që u ekstradua në maj 2024, pasi ishte i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Megjithatë, duket se ekstradimet nga Emiratet vazhdojnë të mbeten problematike dhe të vështira për t’u realizuar me sukses.
Top Channel