Pas bisedimeve të para në Oman Irani dhe SHBA gati për raundin e dytë, negociatorët pritet të ulen në tryezë të shtunën në Romë

14/04/2025 21:58

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se negociatorët amerikanë dhe iranianë do të ulen në tryezë për herë të dytë brenda një jave të shtunën.

Një person i njohur me planifikimin i tha CNN se takimi ka të ngjarë të ndodhë në Romë, por nuk është ende përfundimtare.

I dërguari i Trump, Steve Witkoff u takua të shtunën në Oman me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi. Ata folën drejtpërdrejt me njëri-tjetrin pas dy orësh e gjysmë bisedimesh indirekte me zyrtarët omanianë që përcillnin fjalët mes dy palëve.

Ata “u afruan shumë” për të arritur një kornizë për negociata, tha Aragchi dhe theksoi se të dyja palët po kërkojnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Jo vetëm që është e paqartë se si marrëveshja që Trump parashikon do të ishte e ndryshme nga ajo e ndërmjetësuar nga administrata e Obamës nga e cila u tërhoq Trump, por ekspertët dhe zyrtarët theksojnë se sa komplekse duhet të jetë kjo marrëveshje.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta