
Mbretëria e Bashkuar ka dërguar sot 752 milionë paund në Ukrainë për mbrojtje ajrore dhe artileri.
Është pjesë e një programi kredie ndërkombëtare prej 38 miliardë paundësh të mbështetur nga asetet e ngrira ruse.
Pagesa e së hënës është e dyta nga tre këstet që arrijnë në 2.26 miliardë paund. E para ishte më 6 mars dhe e fundit do të paguhet vitin e ardhshëm.
G7 ranë dakord për një paketë huadhënieje tetorin e kaluar, kancelarja Rachel Reeves dhe homologu i saj ukrainas, Serhiy Marchenko, finalizuan detajet e kontributit të Britanisë në mars.
John Healey, sekretari i mbrojtjes, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Ukrainës 4.5 miliardë paund mbështetje në total këtë vit.
Përveç mbrojtjes ajrore dhe artilerisë, paratë do të përdoren për blerjen e pjesëve rezervë për automjete dhe pajisje të tjera.
Ndihma shtesë britanike përfshin ndihmë në prokurimin e sistemeve të radarëve, minave antitank dhe qindra mijëra dronëve.
“Bota po ndryshon para syve tanë, e riformuar nga paqëndrueshmëria globale, duke përfshirë agresionin rus në Ukrainë”, tha Rachel Reeves.
Top Channel