50 mijë lekë në këmbim të votave për PD-në! Zbulohet skema në Lushnjë
14/04/2025 10:30
Marin Leka, që akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dyshohet se i ka premtuar shtetasit Muharrem Toska 50 mijë lekë në këmbim të votave për Partinë Demokratike.
Si garanci, Leka i ka kërkuar Toskës kartën e identitetit, ndërkohë që nuk dihet sa vota i kishte premtuar ky i fundit.
Ngjarja që ndodh më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve, raportohet në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që vijon hetimi për rastin.
Top Channel