Trump do dëbojë 1 mln emigrantë! SHBA po negocion me disa vende për depërtimin, mes tyre edhe Kosova

13/04/2025 10:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan të dëbojë një milion emigrantë brenda vitit 2025.

Sipas një raportimi nga “Washington Post”, që citon burime federale të njohura me planet e kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky objektiv do të përbënte një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me nivelet e mëparshme të dëbimeve. Rekordi aktual mbahet nga administrata e Barack Obamës, kur rreth 400,000 emigrantë u dëbuan brenda një viti.

Trump dhe ekipi i tij synojnë ta përmbushin këtë plan ambicioz që në vitin e parë të mandatit të tij të dytë, pasi e opati premtuar këtë gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Këshilltari i tij i ngushtë, Stephen Miller, po bashkëpunon çdo ditë me zyrtarë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe agjenci të tjera për të përgatitur infrastrukturën ligjore dhe logjistike të nevojshme për këtë operacion të gjerë.

Një pjesë e strategjisë përfshin edhe transferimin e tyre në disa vende që nuk janë vendet e origjinës së emigrantëve. Sipas “Washington Post”, në mesin e këtyre shteteve janë Libia, Ruanda, Benini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është që të pranojnë emigrantë të dëbuar që nuk janë domosdoshmërisht shtetas të këtyre vendeve, një praktikë që ka ngritur shqetësime të mëdha ligjore dhe etike.

Pavarësisht këtyre planeve, analistët mbeten skeptikë. Ata theksojnë se një objektiv kaq i lartë është praktikisht i paarritshëm për shkak të mungesës së stafit, fondeve dhe pengesave ligjore. Shumica e emigrantëve kanë të drejtë për një seancë gjyqësore para dëbimit, çka e ngadalëson dhe ndërlikon procesin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta